21.7 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Historike: Bashkimi e fiton ndeshjen e parë kualifikuese në FIBA Europe Cup

- Advertisement -

Bashkimi e ka shkruar historinë, duke fituar ndeshjen e parë kualifikuese të FIBA Europe Cupe ndaj Anëilit me rezultat 80:75.

Vendasit u treguan efikasë që nga fillimi, ku në çerekun e parë triumfuan me rezultat 24:16.

Ndërsa, mysafirët u kthyen në lojë në çerekun e dytë, të cilin e fituan me gjashtë pikë më tepër, 15:21.

“Arpagjik’t” u kthyen përsëri në 10-minutëshin e tretë, të cilin e fituan me pesë pikë më tepër, 19:14.

E, fundi ishte mjaft dramatik, ku deri në sekondat e fundit, rezultati ishte i ngushtë në vetëm një pikë, ndërsa Bashkimi arriti që në fund të shkëputej në pesë pikë, duke fituar me rezultat 80:75.

Të ngjashme

Të fundit