Ballkani ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Shkupit.
Ballkani ka arritur të shkruajë histori, pasi ka siguruar kualifikimin në Ligën e Konferencës.
Suharekasit mposhtën Shkupin 1:0, me rezultat nga të përgjithshëm 3:1.
Shkupi nuk e nisi mirë takimin, pasi nga minuta e 3` është me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Xhelail Abdullai.
Ballkani gjatë 45 minutave dominuan ndeshjen, por nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara.
Përveç ndeshjes, vlen të përmendet atmosfera e zjarrtë në tribunat e stadiumit.
Me të dy tifo-grupet që nuk janë ndalur duke përkrahur lojtarët e tyre.
Pavarësisht rasteve kampioni në fuqi i Kosovës, nuk tundi rrjetën në pjesën e parë.
Pjesa e dytë serish më e mirë ishte për vendasit, pasi arritën të gjejnë edhe golin.
Ishte Meriton Korenica, i cili shënoi në minutën e 69` për t`i dhuruar epërsinë Ballkanit.
Pas golit të parë në këtë takim, ekipi i Ilir Dajës po kërkonin edhe të dytin, por nuk arritën të shënojnë.
Gola më nuk u realizuan, por Ballkani arrin të sigurojë një vend në garat evropiane, pasi do jetë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.