7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Historiani Mala: Shqiptarët nuk duhet të lidhin aleanca fetare – të tregojmë identitetin evropian

- Advertisement -

Profesori i historisë, Muhamet Mala, në emisionin “Personale” ka thënë se shqiptarët nuk duhet të lidhin aleanca në baza fetare, pasi sipas profesori të historisë, kjo do të “dobësonte kohezionin e brendshëm të shqiptarëve”.

Mala, ka theksuar se shqiptarët duhet të lidhen me aleanca që kanë interesa strategjike.

“Sa i përket perspektivës të ardhmes, shqiptarët nuk duhet të lidhin aleanca fetare, asnjëherë, për arsye se lidhja në aleanca fetare e dobëson kohezionin e brendshëm të shqiptarëve. Të cilët nuk janë vetëm të një feje prandaj mund të shihet te statistikat fetare. Por, për shqiptarët feja është vetëm një element i identitetit të tyre. Mandej është elementi dytësor, elementi unifikues, i përbashkët, që është i ngjashëm për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, është gjuha. Prandaj shqiptarët nuk duhet të lidhin aleanca në baza fetare qysh kanë ndodhur me popujt e tjerë ortodoks, të cilët në aspektin fetar janë homogjen, i takojnë një feje. Shqiptarët duhet të lidhen me ato aleanca që kanë interesa strategjike.

Më tej, Mala, ka thënë se shqiptarët në aspektin fetar, duhet të kultvojnë tolerancën fetare dhe të tregojnë identitetin tyre evropian.

“Feja e luan rolin e vetë (sa i përket marrëdhënieve me Turqinë), në politikë nuk është parësorja, tek e fundit neve në ’99 na shpëtuan aleanca e NATO-s, e cila nuk i shikoi elementet fetare. Shqiptarët në aspektin fetar duhet ta kultivojnë tolerancën fetare, duhet ta tregojnë identitetin  tyre evropian… Shqiptarët asnjëherë nuk kanë luftuar në aspekte fetare”, ka thënë profesori Mala”, ka theksuar Mala.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit