-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Historiani i njohur tregon kuptimin e termit “ilir”

- Advertisement -

Jahja Drançolli, historian i njohur nga Kosova, ka shkruar një shkrim në profilin e tij në Facebook, ku ka dhënë disa detaje interesante në lidhje me shfaqjen dhe kuptimin e nocionit ilir.

Sipas Drançollit, në origjinal “do të thotë – gjarpër”.

Tutje, Drançolli ka treguar edhe vendin që ka zënë gjarpri në “mitologjinë ilire-arbërore”.

“Pjesa e madhe e studiuesve që merrën me qytetërimet e hershme, arritën të kuptojnë se emri “Ilir” në origjinal do të thotë – gjarpër! Gjarpëri, zë një vend të spikatur në mitologjinë ilire-arbërore-shqiptare: konsiderohet si simbol tradicional i shërimit (mjekësisë), si dhe pjellorisë dhe i mishërimit të perëndisë së diellit. Ai përmendet edhe në mitin grek, i cili emëron mbretin fenikas Kadmus si themelues të Ilirisë. Historia tregimtare pohon se, pasi që Zeusi kishte rrëmbyer motrën e tij Europa, Kadmusi u zotua ta shpëtonte atë. Megjithatë, pas një kërkimi të gjatë dhe të kotë, ai hoqi dorë dhe u vendos në Greqi, ku themeloi qytetin e Tebës dhe u martua me Harmoninë e tij të dashur” – ka shkruar, ndër të tjera, Drançolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit