-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Historiani i njohur me shkrim interesant, tregon se një shqiptar e themeloi universitetin kroat

- Advertisement -

Jahja Drançolli, historian i njohur, ka shkruar një status, në të cilin ka rrëfyer një fakt interesant historik.

Duke shkruar për Universitetin e Zaras, një universitet i njohur në Kroaci, Drançolli ka deklaruar se atë e themeloi një shqiptar. Më saktë, rektori i Universitetit të Durrësit, i cili iku nga pushtimi osman më 1396.

Tutje, Drançolli ka shkruar se në atë universitet, edhe ai e Muhamet Tërnava, një tjetër historian i njohur, i ka kryer studimet.

“Zara është në zemrën time: Këtu, në vitin 1396, rektori i Universitetit të Durrësit, Gjon (Johannes) Durrësaku, pasi u largua nga rreziku osman, themeloi Universitetin e Zarës (Studium generale) për t’u zgjedhur si rektor i parë i universitetit të sapothemeluar. Në të njëjtin universitet, së bashku me kolegun tim M. Tërnava, përfunduam studimin për Historinë Mesjetare. Në vitet dhe shekujt që pasuan, këtu u vendosën familje dhe personalitete të njohura arbërore nga fusha të ndryshme, për të krijuar më në fund një diasporë të qëndrueshme, diasporën arbëreshe (arbanase)!” – shkroi Drançolli.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit