Home Opinione Historia shkollës dhe emrit AFËRDITA

Historia shkollës dhe emrit AFËRDITA

0
Historia shkollës dhe emrit AFËRDITA

Nga Xhezide Selimi

Shkolla “AFËRDITA” në Kishnapole është emëru qysh në vitin 1968, nga atëhëherë kjo shkollë ka frymu shqip, ka përcjellë e ka brumosë me frymë atëdhedashurie me mijëra nxënës e dhjetra gjenerata.

Emërtimin e kësaj shkolle kaq origjinal dhe thjesht një emër të një GRUAJE shqiptare e bënë disa burra të moshuar të fshatit me plisë të bardhë nga po ky fshat njëri nga të cilët e fali tokën për ndrëtimin e shkollës, atëherë ishte e vështirë që një shkollë të emërohej me një emër shqip, e aq më pak me një emër gruaje siç është emri AFËRDITA, por kishte burra trima, bujar e me shpirt intelektuali që guxuan dhe i vënë këtë emër shkollës.
Para një muaji në këtë shkollë unë dhurova libra dhe lektyra për nxënësit e shkollës, në takimin me drejtorin e diskutuam dhe çështjen e emrit, një drejtor i cili tani kishte shumë vite në mandatin e tijë si drejtor por nuk kishte ide se kush e kishte emëruar shkollën dhe si e kishte emëruar. Në atë takim e diskutuam që do krijojmë një bibliotekë për shkollën dhe fshatin të cilën do t’a emëronim me emrin e mësuesit “Njiazi Osmani” nga fshati Gadish dhe drejtori Rasim Ajvazi nga po ky fshat në prezencën e poetëve shkrimtarëve dhe përkthyesve që dhuruan libra, na e dha fjalën e besën e shqiptarit se shkollës nuk do i ndërrohet emri…

Cka bënë drejtori ???
Drejtori “i gjithëdijshmi”, në mënyrë tinëzare duke u thirrur në një figurë të ndjeshme si ajo e Njiazi Osmanit, qohet burri i dheut para daljes në penzion merr iniciativë për ndrrimin e emrit të shkollës edhe atë në ditën e 15 prillit…
Një gjë dua ta sqaroj se para veprës së Njiazi Osmanit dhe secilit që dha për këtë vend unë përulem dhe nuk kam as edhe një gjë kundër, por kend dhe pse e pengoj emri një gruaje në këtë shkollë këtë nuk mundem me e kuptu???

Shkolla AFËRDITA ishte dhe është e vetmja shkollë në trojet shqiptare që mban një emër të një gruaje që e emëruan burrat e fshatit përkundër se regjimi i atëhershëm serb ishte kundër këtij emërimi…

Më thuani ju sot, më patriotik ishte emri AFËRDITA kur pak shkolla kishin fatin me gëzu një emër shqip, apo jan patriot ata që shesin patriotizëm e lavde me emra dëshmorësh ku gjendjen e arsimit e kemi për mjerim.

Për mua patriot janë ata që emëruan shkollën me emrin “AFËRDITA” në 1968, e jo psedudopatriotët e sotëm që duan vëmendje e merita në emër të heronjëve dhe s’kanë lidhje me të qenurit intelektual.

Meqë ka pasur shumë qytetetar kundër ndrrimit të emrit, shkolla ende është në fazë të emërimit dhe emërimi për momentin ka stopuar, i lutem nga zemra, drejtoreshës së arsimit Albana Demiri, kryetarit të komunës Alban Hyseni ,Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ministrës së arsimit Arbërie Nagavci, dhe kryeministrit Albin Kurti, që mos të ndërrohet emri shkollës sepse historia e asaj shkolle mban emrin AFËRDITA tash e 55 vite, ndërsa me emrin e Njiazi Osmanit do themelojmë së bashku bibliotekën e shkollës e cila do pajiset me librat ma të mirë të mundshëm.

Exit mobile version