2.9 C
New York
Monday, November 17, 2025

Buy now

Historia ka treguar se politika ka gjithmonë nevojë për njerëzit e mençur

- Advertisement -

Shkruan: Blerim Canaj

Historia ka treguar se politika ka gjithmonë nevojë për njerëzit e mençur, por shpesh ata mbyten nga të paditurit që primare kanë luftën për interesa të ngushta. Pikërisht kjo e solli Platonin të paralajmëronte se kur të diturit heqin dorë nga politika, atëherë vendin e marrin mediokrit që ua zënë frymën shoqërive. Aristoteli e quante politikën „art i së mirës së përbashkët“, por që në duart e njerëzve të gabuar ajo shndërrohet në pronë të grupeve të interesit. E Max Weber, në librin e tij „Politika si profesion“, e ndante qartë politikanin me integritet nga ai që ndjek vetëm përfitimin personal. Sipas Weberit, politika kërkon përgjegjësi dhe vizion e jo frikë nga gara dhe jo mbyllje të proceseve demokratike.
Pikërisht për këtë arsye, ideja e Enver Hoxhajt për një garë të hapur brenda PDK-së nuk duket të jetë thjesht një kërkesë personale, ajo duket të jetë rikthim i politikës te parimet e saj të shëndosha. Pra, përkundër përpjekjeve të shumta për ta devijuar, ishte një ide progresive!
Në një parti nacionale, gara e hapur është kushti minimal që kandidatët të sjellin ide, platforma dhe vizion. Kjo do duhej të ishtë diçka e rëndësishme për çdo parti në Kosovë e jo vetëm për PDK! Çdo formë tjetër, çdo tentim për t’i mbyllur proceset, për t’i bërë zgjedhjet dekor, është tentim për të ngulfatur demokracinë dhe për të mbajtur partinë peng të disa individëve.

Kundërshtimet ndaj kësaj ideje duken më shumë si përpjekje për të ndalur një ndryshim të nevojshëm, për të ruajtur kthetrat e një grupi interesash që frikësohen nga transparenca dhe nga mendimi i pavarur. Por ndryshimi nuk ndalet. Ideja e Hoxhajt sjell diçka të re dhe të mirë -në rastin konkret – për PDK-në dhe për vendin, prandaj pikërisht kjo është arsyeja pse duhet mbështetur.

Në çdo parti moderne, gara e hapur është standard demokratik. Ideja e Hoxhajt thjesht sjell transparencë, platforma dhe vizione. Kundërshtimet ndaj saj nuk duken parimore, por të lidhura me pasiguri personale dhe mungesë idesh. Ikja nga platformat tregon mosdije, ndërsa hapja është rruga e progresit për PDK-në dhe vendin.
Kundërshtarët e Hoxhajt po sillen si njerëz që ndihen të vegjël përballë vizionit të tij. Inferioriteti i tyre shihet qartë në dëshirën për t’i mbyllur të diturit, sepse hapja do t’ua zbulonte paditurinë dhe boshllëkun e ideve. Ata nuk i frikësohen Hoxhajt por i frikësohen krahasimit me të. Dhe kur politika i mbyt njerëzit me ide dhe dije vetëm që të kenë mundësinë të fshihen të paditurit e të mbijetojnë ata pa ide, këtë e paguan qytetari, e vuan partia dhe dëmtohet vendi.
@Highlight

Të ngjashme

Të fundit