8.7 C
New York
Thursday, January 22, 2026

Buy now

Historia është shkruar, ajo nuk mund të rishkruhet e as ndryshohet, ADN e lirisë tonë është UÇK

- Advertisement -

Shkruan: Ardian Bajraktari

Roli dhe qëllimi i çdo gjykate është zbatimi i Kushtetutës ligjit dhe instrumenteve ndërkombëtare, nga ky rregull nuk përjashtohen as Dhomat e Specializuara.

Si çdo gjykatë, sikurse në çdo procedurë, për të qenë e rregullt, ajo fillimisht duhet me qenë transaparente, objektive dhe e paanshme. Për më tepër, nuk duhet të pranojë prova nga një shtet e regjim gjenicidal, i cili është bombarduar nga aleanca më e fuqishme e botës demokratike, NATO-ja.

Kur ndodhin këto veprime s’ka nevojë fare të mbahen “ligjërata” për rolin dhe procedurat, ngase po të kishte transparencë ato do të ishin mjaftueshëm të njohura dhe në zbatim.

Për ekspertët, mbase edhe opinionin e gjerë, të ndodhur në disavantazh për sa i përket besueshmërisë gjithnjë e më shumë në rënie rreth punës së kësaj gjykate, “ligjëratat” janë tentativë e dështuar.

Nuk rritet besimi me “ligjërata”, për aq kohë sa nuk ka pasur trajtim objektiv, nuk ka pasur transperencë e janë pranuar prova nga regjimi gjenocidal, kreator dhe ekzekutues i krimeve.

Historia është shkruar, ajo nuk mund të rishkruhet e as ndryshohet. ADN e lirisë tonë është UÇK!

Të ngjashme

Të fundit