Kandidati i PDK me numër 99, Isak Neziri, ka takuar sot nënën Shukrije Ahmetin, nëna e Letotrimit të vogël, i cili u përjetësua në statujë në qytetin e Skenderajit, raportom Scanner.
Duke ndarë këtë histori emocionuese, ka treguar se me Nënē Shukrije Ahmetin e nisëm një inciativë simbolike për ta mbajtur gjallë kujtimin e Leotrimit që nuk e përfundoi kurrë shkollën.
Postimi i plotë:
Historia e Leotrimit të vogël na ka tronditur të gjithëve. Përjetimi i tij në statujë në qytetin e Skenderajit është kthyer në një thirrje të përhershme për ne – ta duam dhe të punojmë fort për Kosovën.
Duke e ndjerë shpirtërisht, sot me nënë Shukrije Ahmetin e nisëm një inciativë simbolike për ta mbajtur gjallë kujtimin e Leotrimit që nuk e përfundoi kurrë shkollën. Nisëm iniciativën për ndarjen e 5 bursave për fëmijët në nevojë nga Komuna e Skenderajit. Shfrytëzoj rastin t’i ftojë edhe afaristët e tjerë, njerëzit vullnetmirë ti bashkohen kësaj inciative për ta mbajtur të gjallë kujtimin e tij. E falendërojë nënën dhe familjen Ahmeti që besoi te kjo inicativë 🙏