Kampioni i dyfishtë i Italisë me Napolin është pritur me respekt dhe nderim nga ambasada italiane në Kosovë.
Madje, këta të fundit kanë dhënë fjalë të mëdha për kosovarin që po shkruan histori atje, duke e quajtur historinë e tij si një lidhje midis Kosovës dhe Italisë.
“Një mbrëmje e veçantë në Ambasadë me Amir Rrahmanin. E shënuam suksesin e tij në Serie A me
Napolin”, thuhet në postimin e ambasadës italiane në X.
“Një histori talenti, përkushtimi dhe lidhjeje mes dy vendeve tona. Urime, Amir!”