6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Historia e natës së martesës së Fehmi e Xhevë Lladrovcit

- Advertisement -

Ata sot kanë përvjetorin e rënies. Bëhen 20 vjet që Fehmi e Xhevë Lladrovci dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Të gjithë e kujtojnë heroizimin e tyre i cili u vulos me 22 shtator të vitin 1998, kur ata ia falën jetën kësaj toke.

Në kërkim të lirisë, Xheva dhe Fehmiu nuk i druheshin vdekjes. “Vdekja për lirinë e Kosovës, do të ishte fati im më i madh jetësor”, kishte thënë Fehmi Lladrovci.

Nuk kishte se si të mos buronte ky ideal tek dy të rinjë që u rriten në familje atdhetare, sic ishte ajo e Fehmiut në Gllanasellë të Drenasit dhe ajo e Xheves në Drenovc të Malishevës.

Madhështinë, këto dy familje, e kanë treguar edhe një një rast tjetër e që lidhet me emrin e heronjëve.

Të dy familjet, kishin caktuar datën e martesës për Fehmiun dhe Xheven. Por disa ditë më herët, policia serbe kishte burgosur Fehmiun. Megjithatë familjet nuk e ndalen ceremoninë. Duke e kuptuar se qëllimi i serbëve ishte që në shtëpitë shqiptare të mos ketë dasëm ata e vazhduan. Xheva shkoi nuse, kurse shtëpia që e priste, nuk kishte dhëndërr. Fehmiu ishte në burg por dasma e madhe u mbajt. Fehmiu u lirua më vonë.

Zymer Jashari që ishte në burg me Fehmi Lladrovcin, tregon për natën e martesës kur Xheva kishte shkuar nuse kurse Fehmiu ishte në burg të Stara Gradishkes. “Të burgosurit shqiptarë i gëzoi Adem Demaçi. Ai e kishte një kuzhinë të vogël, në të cilën herë-herë përgatiste ushqim për vete. Ai bëri hallvë dhe u dha të gjithë shqiptarëve të dënuar aty. “Ta ëmbëlsojmë martesën e Xhevës dhe Fehmi Lladrovcit!”, ka rrëfyrer Jashari ish i burgosur politik.

Pas lirimit të Lladrovcit, qifti vazhdoi jetën bashkë dhe ashtu të pandarë ranë për lirinë e Kosovës. /Magazina.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit