7.3 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Historia e murit në shtëpinë e Brahimajve që e ndërtuan Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Luan Haradinaj

- Advertisement -

Në rrëfimin ekskluziv të gjeneralit të UÇK-së, Lahi Brahimaj bëhet e ditur një histori e jashtëzakonshme e ndodhur në vitin e largët – 1996.

Historia ka të bëjë me të dhe shokët e tij të luftës që sot gjenden në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, si dhe heroin e kombit, Luan Haradinaj.

“Në vitin 1996 kanë qenë duke e bërë një udhëtim nga Shqipëria në Kosovë, Luan Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Në Irizniq, herët në mëngjes, e pyesin një fshatar se kah është rruga më trup për të arritur në Gllogjan. Plaku ua tregon rrugën, por bëhet kureshtar për këta tre djem të ri në orët e hershme të mëngjesit dhe me dy kuaj të ngarkuar. Iu thotë a bën me ditë kush jeni ju bre djem – ata ia kthejnë se janë mjeshtër nga Malisheva, që mos të identifikoheshin, ‘jemi nga Malisheva dhe lyjmë shpija’. Plaku kish pas nevojë me lyjë një shpi edhe ju thotë ‘o sa mirë, unë kam nevojë me ly shpinë. Sa pare e keni metrin’? Këta ia japin një çmim trefish më të lartë vetëm e vetëm që të shkëputeshin prej tij. Plaku iu thotë qenkeni të shtrejtë, kurse Luani ndërhynë në atë moment dhe i thotë ‘të shtrejt po, por lyjmë mirë’. Më pas erdhën në Jabllanicë dhe ma treguan këtë ngjarje. Unë aso kohe isha duke e lyer këtë objekt që ta bëja dyqan, meqenëse mundësitë për me marrë mjeshtër dhe me pa çka kam brenda në shtëpi nuk ishin, dhe e kam ndërtuar vet. Atëherë kemi filluar me ly këtë pjesë bashkë me Hashimin, Kadrinë, Luanin dhe Rexhep Selimin”, ka rrëfyer Brahimaj.

Dhe një pjesë e atij muri të ndërtuar qysh në vitin 1996, Brahimaj ende e ruan me krenari, duke ia vendosur një dritare për ta mbajtur të konservuar.

Shtëpia është djegur në ofensivën e forcave serbe, por kur e kam renovuar kam dashur ta lë si një lloj konservimi. Secili njeri që vjen këtu bëhet kureshtar pse është kjo dritare. E kam lënë kështu si një pjesë e kujtimit për gjenerata të reja me ditë çka ka ndodhur në të kaluarën”, ka thënë Gjenerali.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit