16.3 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

“Histori suksesi”, shtypi holandez nuk ngopet duke shkruar për triumfin e G.A Eagles në Kupën e Holandës

- Advertisement -

Shtypi holandez është i mahnitur me Go Ahead Eagles, një ditë pas fitores së tyre në Kupën KNVB kundër AZ Alkmaar. “Skuadra surprizë” nga Deventer dha një paraqitje të admirueshme në De Kuip dhe komplimentet shkojnë për drejtorin teknik Paul Bosvelt dhe drejtorin e përgjithshëm Jan Ëillem van Dop, ndër të tjerë.

De Telegraaf shkruan: “De Kuip i përket Koëet”, duke iu referuar pseudonimit të klubit. “Ishte një ndeshje shumë e ngushtë, por klubi popullor nga Deventer, me një histori të pasur, arriti të rikthehej nga një pozicion i pafavorshëm kundër AZ dhe pas një serie penalltish, fitoi Kupën e Holandës.”

Gazeta përshkruan një festë të madhe në qytet: “Gëzimi ishte i jashtëzakonshëm për një klub që për vite të tëra ka luajtur rol dytësor në futbollin profesionist, por gjithmonë ka mbetur i rrënjosur thellë në zemrat e tifozëve besnikë.”

Vëmendje e veçantë i është dhënë portierit Jari De Busser, i cili u shpall heroi i madh i ndeshjes. “Belgu bëri një ndeshje të nivelit botëror.”

Algemeen Dagblad (AD) është po ashtu i impresionuar nga Go Ahead Eagles: “Çfarë feste – skuadra nga Deventer kalon AZ në minutën e fundit dhe fiton me penallti.” Në qytet, lojtarë si Jari De Busser, Mats Deijl dhe Julius Dirksen janë kthyer në të pandalshëm. “Finalja i dha të gjithë lojtarëve status heroik, por veçanërisht atyre.”

AD gjithashtu thekson zhvillimin që ka kaluar klubi vitet e fundit. Lavdërohen vendimet e drejtuesve Bosvelt dhe Van Dop. “Gjërat nisën të shkonin mirë me Kees van Ëonderen; pasuesi i tij René Hake ishte gjithashtu një sukses. Dhe me Paul Simonis, historia e suksesit u bë edhe më e madhe. Bosvelt dhe Van Dop sollën talente të vërteta në klub dhe i dhanë Simonis, që ishte i panjohur për publikun e gjerë, mundësinë për t’u bërë trajner.”

Go Ahead Eagles tani konsiderohet si një histori suksesi e vërtetë në futbollin holandez. /Express/

Të ngjashme

Të fundit