Gjimnazi “Xhevdet Doda” ka publikuar një status në Facebook kushtuar nxënëses Flokarta Hoxha e cila po e përfaqëson Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes programit YES.
Hoxha është shpallur studente e muajit në shkollën e saj në Alaska.
Ajo gjithashtu, merr pjesë në shumë aktivitete.
Gjatë javës së Edukimit Ndërkombëtar Flokarta prezantoi për Kosovën, duke shfaqur në mënyrën më të mirë kulturën që përmban Kosova, sistemin arsimor dhe aktivitetet e shkollave.
Ekipi i shkollës “Xhevdet Doda” janë shprehur krenar për arritjet e Hoxhës dhe i urojnë asaj suksese në të ardhmen./GazetaInfokus
Postimi i plotë:
Histori Suksesi nga Amerika!
Jemi krenarë të ndajmë suksesin e nxënëses tonë Flokarta Hoxha, e cila po përfaqëson vendin tonë në mënyrë të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Programit YES!
Përvoja e saj deri tani:
Është shpallur “Studentja e Muajit” në shkollën e saj në Alaska.
Bën punë vullnetare brenda dhe jashtë shkollës.
Ka provuar aktivitete të reja si skijimi dhe notimi.
Së bashku me familjen nikoqire, ajo ka eksploruar bukuritë natyrore të Alaskës dhe ka gatuar ushqime tradicionale nga të dyja kulturat.
Gjatë Javës së Edukimit Ndërkombëtar, Flokarta prezantoi për Kosovën, duke treguar për kulturën, sistemin arsimor dhe aktivitetet e shkollave tona.
Ky udhëtim është një përvojë e pasur me mësime, sfida dhe mundësi të reja. Ajo mezi pret të mësojë edhe më shumë dhe të ndajë këtë eksperiencë të mrekullueshme me komunitetin kur të kthehet.
Ne si shkollë jemi krenarë për arritjet e saj dhe i urojmë Flokartës suksese të mëtejshme!