Presidenti i Dinamo Zagreb, Mamiq e shiti Luka Modriqin te Tottenham për 23 milionë euro në verën e vitit 2008.
Megjithatë, dy muaj më parë ai gjeti një zëvendësues për të, Jahmir Hyka, dy vjet më i ri, njofton mediumi kroat “index.hr”, përcjell lajmi.net.
Më 27 maj 2008, Kombëtarja shqiptare luajti një ndeshje miqësore kundër Polonisë në Reutlingen të Gjermanisë në stadium ishte edhe Mamiq, i cili angazhoi një avion privat për të dërguar Hykën në Kroaci, pasi e bindi të firmoste për Dinamon.
Ai i tha se në Zagreb e priste fanellën me numrin 10. Në atë kohë Hyka 20-vjeçar u kthye nga skuadra e Tiranës, por me Mamiqin arriti marrëveshje.
Prandaj pronari i Dinamos rezervoi një avion privat për të fluturuar nga Zagrebi në kryeqytetin e Shqipërisë dhe për t’u kthyer në Zagreb me pasardhësin e Modriq.
Megjithatë, Hyka, në atë kohë lojtar i Olimpiakosit, ndryshoi mendje dhe zgjodhi Mainzin në vend të Dinamos, e cila pagoi 300 mijë euro dëmshpërblim për të.
Këtë histori interesante nga e kaluara e zbulojnë mediat shqiptare. Ata shkruajnë se është interesante të shihet se si kanë ndryshuar karriera e Modriqit dhe lojtarit që Mamiq zgjodhi si pasardhës të tij.
Modriq kaloi katër vitet e ardhshme në Tottenham, nga ku u transferua në Real Madrid në vitin 2012, ku ka qenë deri më tani. Ai u bë një nga futbollistët më të mirë në botë dhe fitues i Topit të Artë.
Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi me Modriçin, por si shkoi karriera e Messit shqiptar?
Dy vjet më i ri Hyka doli në pension vitin e kaluar në Teutën shqiptare nga Durrësi. Natyrisht, karriera e tij nuk mund të krahasohet me atë të Modriqit, por nuk ka asgjë për t’u turpëruar.
“Messi shqiptar” u thirr për shkak të aftësisë së tij. Pas Mainzit ka luajtur për Panionios, Tiranën, Luzernin, San Jose Earthquakes, Maccabi Netanya, Sektzi Ness Ziona, Guizhou dhe Teutën e lartpërmendur. Ai ishte më i dukshëm në klubet zvicerane dhe amerikane.
Hyka për Kombëtaren e Shqipërisë kishte regjistruar 47 paraqitje.