10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Histori e keqe: Momenti kur zyrtari evropian lexon sanksionet për Kosovën (Video)

- Advertisement -

Ashtu edhe siç pritej, tani më zyrtarisht Bashkimi Evropian ka aplikuar masat e para ndëshkimore për Kosovën.

Këto masa vijnë pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit e që sipas tyre Kosova nuk ka bërë asgjë për të depërshkallëzuar situatën, shkruan lajmi.net.

Në kuadrin e masave ndaj Kosovës, Gert Jan Koopman nga Komisioni Evropian i lexoi një nga një.

Këto masa janë kryesisht të natyrës ekonomike, e që pritet të ketë pezullim të fondeve të BE-së për Kosovën.

“Ne gjithashtu do të pezullojmë programimin e fondeve për Kosovën dhe propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor. Mbështetja e vazhdueshme përmes procedurave të prokurimit dhe nënshkrimi i kontratave gjithashtu do të pezullohet”, tha Koopman.

Në kuadrin e sanksioneve, aty ka edhe dënime të natyrës politike dhe izolative për Kosovën.

“Ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen në mënyrë të barabartë. Tani dua të nënvizoj shumë qartë se ne nuk i ndërmarrim këto veprime me dëshirë dhe ato duhet të shihen si të përkohshme dhe të kthyeshme në varësi të hapave të besueshëm vendimtarë që presim që autoritetet e Kosovës të ndërmarrin për të de-përshkallëzuar situatën”, tha zyrtari i Komisionit Europian.

Nga BE thonë po ashtu se për këto masa me 28 qershor është informuar edhe Qeveria e Kosovës.

Shefi i Politikës së Jashtme i BE’së, Josep Borrel ditë më parë kishte paralajmëruar duke thënë se do të ketë masa të natyrës “ekonomike dhe politike”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit