7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Hisen Berisha i PDK-së thirrje presidentes Vjosa Osmani: Jepni dorëheqje

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një postimi në Facebook ka i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani të japër dorëheqje.

Ai thotë se në këto momente të rëndësishme dhe të vështira për vendin tonë, është e domosdoshme që të merren vendime të mençura dhe të guximshme për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, ku përmend themelimin e Asociacionin.

“Siç deklaruat edhe ju, (ref. linku në koment), nga procesi i dialogimit, tashme qeveria e kryeministrit Kurti e ka pranuar asociacionin si bashkësi e komunave serbe, me statutin që i jep status autonomie teritoriale dhe politike me kompetenca ekzekutive, një hap që bashkë me pikën 7, të Planit franko-gjerman për eksteritorialitetin e objekteve religjioze, konsiderohet një kërcënim serioz për integritetin territorial dhe unitetin e vendit tonë. Ky veprim është në kundërshtim me interesat kombëtare të Kosovës dhe përbën një rrezik të madh për të ardhmen tonë si shtet sovran dhe i pavarur. Për të mirën e Kosovës dhe për të ruajtur parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë, unë propozoj që Ju, Presidente, të ofroni dorëheqjen tuaj. Ky akt do të shërbente si një mesazh i qartë dhe i fuqishëm kundër pranimit të asociacionit dhe do të tregonte se ju nuk jeni pjesë e kësaj politike që rrezikon të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Berisha.

Letra e plotë:

E nderuara Presidente!

Në këto momente të rëndësishme dhe të vështira për vendin tonë, është e domosdoshme që të marrim vendime të mençura dhe të guximshme për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Me këtë letër, dua të bëj një propozim të rëndësishëm dhe urgjent që lidhet me situatën aktuale politike dhe veprimet e qeverisë së Albin Kurtit.

Siç deklaruat edhe ju, (ref. linku në koment), nga procesi i dialogimit, tashme qeveria e kryeministrit Kurti e ka pranuar asociacionin si bashkësi e komunave serbe, me statutin që i jep status autonomie teritoriale dhe politike me kompetenca ekzekutive, një hap që bashkë me pikën 7, të Planit franko-gjerman për eksteritorialitetin e objekteve religjioze, konsiderohet një kërcënim serioz për integritetin territorial dhe unitetin e vendit tonë. Ky veprim është në kundërshtim me interesat kombëtare të Kosovës dhe përbën një rrezik të madh për të ardhmen tonë si shtet sovran dhe i pavarur.

Për të mirën e Kosovës dhe për të ruajtur parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë, unë propozoj që Ju, Presidente, të ofroni dorëheqjen tuaj. Ky akt do të shërbente si një mesazh i qartë dhe i fuqishëm kundër pranimit të asociacionit dhe do të tregonte se ju nuk jeni pjesë e kësaj politike që rrezikon të ardhmen e vendit tonë.

Nëse nuk ndërmerrni këtë hap të guximshëm, do të konsideroheni bashkëfajtore në këtë proces, veçanërisht pas dërgimit të letrës nga Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla në Këshillin e Ministrave të BE-së, e cila mund të interpretohet si një mbështetje për këto veprime të qeverisë.

Për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të treguar përkushtimin tuaj ndaj Kosovës, është jetike që të distancoheni nga këto vendime dhe të ndërmerrni hapin e dorëheqjes. Ky do të ishte një akt patriotik dhe një dëshmi e qartë e angazhimit tuaj për sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë.

Me respekt dhe shqetësim për të ardhmen e Kosovës,

Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit