-4.7 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

“Hiqi reçipetat”, Kate Moss rrëfen episodin traumatik të adoleshencës

- Advertisement -

Kate Moss ka rrëfyer se si një sesion fotografik kur ajo ishte adoleshente, i mësoi rreziqet e botës së modelingut. Në një intervistë për “BBC”, ajo ka treguar eksperiencën me një fotograf që do t’i realizonte disa foto për një katalog me veshje të brendshme.

Moss tha se asokohe ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe ai i tha të hiqte reçipetat. Modelja shtoi se kjo ngjarje “i kishte mprehur instinktet” dhe si rezultat “mund ta dallonte të gabuarën një kilometër larg”.

Isha thjesht 15 vjeçe dhe ai më tha ‘hiqe bluzen”, kujton Moss. “E hoqa dhe atëherë isha shumë e ndrojtur për trupin tim, ai tha ‘hiqi reçipetat’, e kuptova që diçka nuk shkonte kështu që mora gjërat e mia dhe ika”.

Kate Moss u pikas nga një kërkues talentesh kur ishte vetëm 14 vjeçe dhe më pas nënshkroi kontratë me agjencinë e modelingut, Storm në vitin 1988. Ajo u bë një nga imazhet më të njohura në industrinë e modës dhe mbetet ende e kërkuar nga stilistë dhe redaktorë revistash.

Në 1992, ajo realizoi një reklamë për të brendshmet e Calvin Klein, e shoqëruar nga aktori Mark Wahlberg. Por Moss tha se projekti nuk i risolli kujtime të mira.

Fotografitë u shkrepën “topless” dhe modelja tha se ndihej e objektivizuar, “e cenueshme dhe e frikësuar”. Ajo rrëfeu se vuante nga ankthi përpara se të kryhej sesioni fotografik dhe iu rekomandua valium që të mund ta kalonte situatën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit