22.7 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Hiqet flamuri shqiptar i vendosur në kodrat mbi Zveçan

- Advertisement -

Flamuri shqiptar, i cili supozohet se sot ishte vendosur në kreshtat mbi fshatin Grabovc të komunës së Zveçanit, më pas është hequr, raportojnë banorët e këtij fshati.

Flamuri ka qenë i vendosur në kodrën mbi këtë fshat, ku blloqet e gurit mbështeten njëri mbi tjetrin, pikërisht pranë gurit të lyer me ngjyrë të bardhë, shkruan KoSSev.

Sipas fotografive të dërguara në portalin KoSSev nga fshatarët e Grabovcit, flamuri nuk është më aty. Mbeti vetëm shtiza.

Vendasit deklarojnë se nuk e dinë se kush e ka vendosur dhe kur është hequr ky flamur.

Të ngjashme

Të fundit