12.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Hipokrizia e VV-së: Vizitojnë Ujmanin, kundërshtojnë QUINT-it, por ua ha “maca gjuhën” për minatorët e Trepçës

- Advertisement -

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, gjatë këtyre dy ditëve të fundit qëndroi në veri të Kosovës. Ai vizitoi liqenin e Ujmanit, tashmë një “atraksion” politik i pushtetit, ku realizoi edhe një video 23 sekondëshe. Nga atje, përmes dy fjalive të lexuara në “Telepromter”, Bajqinovci ironizoi me Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së.

Pas Ujmanit, Bajqinovci shkoi në Zveçan, ku e konsumoi një kafe. Ndonëse qëdnroi në veri, Bajqinovci zgjodhi të mos i vizitojë fare minatorët e Trepçës, të cilët nuk kanë marrë pagë që dy muaj.

Të heshtur në lidhje me minatorët e Trepçës kanë mbetur edhe Enver Dugolli e Fitore Pacolli, të cilët në fundjavën e kaluar u panë teksa udhëtonin me varkën e policisë në Ujman. As këta dy deputetë, që njihen si të “zhurmshëm” e që nuk ngurrojnë të shkruajnë gati për secilën temë politike, mbetën pa fjalë e shkronja për minatorët e Trepçës.

Dugolli zgjodhi të kritikonte një medium.

Ndërsa Pacolli e shtroi një pyetje në lidhje me Urën e Ibrit, që mund të lexohet si një “kritikë” ndaj qëndrimit refuzues të QUINT-it, të cilët kundërshtuan hapjen e Urës së Ibrit.

Heshtje varri ra edhe mbi deputetin tjetër të zëshëm të VV-së, Dimal Basha. Deputeti nga Ferizaji nuk foli asnjë fjalë në lidhje me mungesën e ekzekutimit të pagave për minatorët e Trepçës. Njëjtë sikurse Pacolli, Basha ua shtroi ndërkombëtarëve një pyetje në lidhje me Urën e Ibrit.

“Ndërkombëtarët dikur nuk lejonin hapjen e urës për shkak të kërcënimeve të strukturave kriminale në veri dhe frika nga eskalimi!

Tani që kriminelët nuk janë më, tregoni qytetarëve cila na qenka arsyeja që ura duhet të mbetet e mbyllur?” – pyeti Basha, që nuk dënjoi të shkruante një fjalë për minatorët e Trepçës.

Edhe deputeti tjetër i VV-së, Armend Muja, që vjen nga Mitrovica, nuk foli asgjë në lidhje me minatorët e Trepçës, por e publikoi një listë të “qëndrimeve” refuzuese të QUINT-it për Qeverinë Kurti.

Edhe Besim Muzaqi, deputet pak i njohur i VV-së nga Vushtria, shkroi për Urën e Ibrit, por jo për minatorët.

Sjellim ndër mend që minatorët e Trepçës nuk kanë marrë pagat e qershorit dhe korrikut, ndërsa ata nuk kanë marrë edhe shujtjet e korrikut. Kryeministrit Albin Kurti ende nuk i ka vizituar minatorët e Trepçës, ndërsa u majftua me vetëm një komunikatë për medie, të cilën e lëshoi Qeveria e Kosovës. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit