Sot është mbajtur mbledhja e 53-të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë së cilës është intonuar himni Kombëtar Shqiptar, ku gjatë këtij momenti Kurti së bashku me bashkëpartiakët e tij është ngritur në këmbë në shenjë respekti, mirëpo nuk është intonuar himni i Kosovës.
Edhe pse tashmë është kryeministër i Republikës së Kosovës, Kurti siç duket akoma nuk e ka pranuar flamurin e Kosovës e madje as himnin e shtetit tonë.
Vite më parë, gjatë një proteste, Kurti ishte deklaruar publikisht kundër flamurit të Kosovës, duke e quajtur “flamuri lara-lara”.
Edhe para pesë vitesh, gjatë një séance të Kuvendit, ku ish-kryetari i Kuvendit kishte ftuar deputetët që të ngriten në këmbë për himin e Kosovës, deputetët e Vetëvendosjes kishin refuzuar të ngriteshin, duke treguar se nuk e njohin këtë himn, por vetëm atë kombëtar.
Të njejtën gjë e kishte bërë edhe gjatë akademisë përkujtimore me rastin e 5 vjetorit të vdekjes ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramadan Kelmendi, kur ishte deputet, Kurti kishte refuzuar të ngritej në këmbë gjatë intonimit të himnit të shtetit të Kosovës.
Kujtojmë se gjatë mbledhjes së sotme, ai ka kërkuar identifikimin e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët që të përgatiten programe zgjedhore që përmbushin kërkesat e tyre.