-2.6 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Hipokrizia e VV-së: Kërkon moscertifikimin e Listës Serbe, por votoi për t’ia ndarë 360,000 euro pak pas sulmit në Banjskë

- Advertisement -

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, ‘lufta’ e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Listës Serbe sa vjen e intensifikohet. Megjithatë, deklaratat populiste dhe veprimet e fundit të zyrtarëve të partisë në pushtet kundër Listës Serbe bien në kontrast të thellë me aktin e tyre të mëparshëm: ngritjen e dorës për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe në janar të këtij viti.

Sjellja e kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe deputetëve të VV-së ndaj Listës Serbe pak ditë më parë në Kuvend, duke i akuzuar për provokime para seancave parlamentare dhe për keqpërdorim të parave të taksapaguesve, përfaqëson një rast tipik të retorikës së pastër.

Një veprim i tillë u kritikua ashpër nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili tha se sjellja e tyre ishte “për të ardhur keq”, gjatë një interviste në “Context” të ATV-së.

Jo shumë larg ‘kryengritjes’ së Konjufcës me bashkëpartiakë, Vetëvendosje edhe një herë pretendoi “kundërshti” ndaj kësaj partie. Dy anëtarët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, u shprehen kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Kam rezervat e mia dhe më duhet me i shpreh dhe janë shumë elemente, pra prezantimi i kandidatëve të Listës serbe. Pra asnjëherë nuk përmend Republika e Kosovës por thotë ‘Kosovo i Metohija’”.

“Nuk thotë ‘rrnoftë Kosova por rrnoftë Serbia’. Përfaqësuesit e kësaj liste mbajnë kontakte me pushtetin e Vuçiqit ku shihet edhe Radojiçiqi, ku kanë lidhje me sulmin terrorist në Banjskë dhe së fundmi edhe në Ibër Lepenc”, u shpreh Kurteshi, teksa lëshoi një audio-incizim ku dëgjohet Allek me thirrje kundër Republikës së Kosovës.

Ja ku shpaloset kontradikta…

Pretendim-qëndrimet e Vetëvendosjes karshi Listës Serbe, gjatë fushatës elektorale, përbëjnë një kontrast të madh me një veprim në janar të 2024-ës.

Përfaqësuesit e partisë në pushtet votuan për të ndarë një shumë të konsiderueshme prej 360,000 euro për Listën Serbe. Ky financim u miratua jo shumë kohë pas sulmit në Banjskë.

Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, e mbrojti në atë botë këtë veprim, duke thënë se ndarja është obligim ligjor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“KQZ –ja është e detyruar të veproj konform ligjit dhe ligji e obligon të ndaj mjete për të gjitha partitë që janë të regjistruara në Republikën e Kosovës. Është e rëndësishme që prokuroria të jetë shumë aktive në mënyrë që të sqarohet mirë dhe përfundimisht lidhja që ka pasur jo vetëm Radoiçiq por edhe anëtarët e tjerë. Në këtë mënyrë do të mirreshin pastaj masa konkrete në drejtim të vendosjes së një statusi për Listën Serbe e cila nënkryetarin e ka pasur të përfshirë në një sulm që është më i madhi që e ka cenuar rëndë Kosovën, nga i cili është dukur qartë që qëllimi ka qenë aneksimi i veriut,” kishte deklaruar ajo në emisionin “Ditari”. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit