19.2 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

Hipokrizia e VV-së: Burri i Albulena Haxhiut pa asnjë kundërshtim votoi për certifikimin e fitores së Listës Serbe dhe kandidatëve të saj

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje duket se e ka harruar kundërshtim e fuqishëm për të mos lejuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale dhe nacionale.

Para dy muajsh, anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, për të kundërshtuar certifikim e këtij subjekti gjatë një mbledhje të KQZ-së kishte shpalosur parullën “Po pluralizmit, jo terrorizmit”.

Me anë të kësaj parulle politike, që e kishte vendosur në tavolinë e tij, bashkëshorti i Albulena Haxhiut tentonte të sfidonte institucionin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili kishte hedhur poshtë vendimin e KQZ-së, duke urdhëruar certifikimin e Listës Serbe dhe qindra kandidatëve të saj për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Por, vetëm dy muaj më vonë Alban Krasniqi i VV-së ka harruar parullën politike që e kishte vendosur para vetes.

Të hënën, në mbledhjen e KQZ-së, ku u certifikuan rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ai nuk e bëri asnjë kundërshtim për Listën Serbe.

Ndonëse flitej për kauzën e tij, Krasniqi nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për të kundërshtuar rezultatin e Listës Serbe dhe kandidatëve të saj.

Në këtë mënyrë ai e përmbysi parullën e tij politike.

Ai, sikurse anëtarët tjerë të KQZ-së, e votoi certifikimin e rezultateve për kryetarët e 35 komunave, në mesin e të cilave edhe fituesit nga Lista Serbe në komunat Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Gjithashtu, Krasniqi votoi edhe shpalljen e rezultateve për asamblistë nga 37 komuna të ndryshme të Kosovës, përfshirë komunat me shumicë serbe, ku Lista Serbe ka fituar shumicën e mandateve.

PZAP e kishte rrëzuar një vendim të ngjashëm të KQZ-së muaj me parë për zgjedhjet parlamentare, duke ia mundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në votime.

Aso kohe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin zëshëm kundër certifikimin të kësaj partie dhe ishin të vetmit që votuan kundër.

Madje, ai ishte munduar të prezanton edhe argumente se pse Lista Serbe nuk duhej te certifikohej. “Mbi 90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”, kishte thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit