12.6 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Hipokrizia e Kurtit: Dikur e akuzonte PDK-në pse po kërkon ujdi para konstituimit të Kuvendit, sot e bën të njëjtën gjë

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili sot është takuar me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për të gjetur një zgjidhje për kalimin e ngërçit polit, dikur kishte krejt qëndrime tjera.

Kërkesa e tij për një marrëveshje politike me PDK-së për konstituimin e Kuvendit bie në kundërshtim të madh me qëndrimet që kishte në vitin 2014.

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, në tetor të vitit 2014, i pari i VV-së e akuzonte ashpër PDK-në se qëllimshëm po e zvarriste konstituimin e Kuvendit.

Gjatë një seance të thirrur nga koalicionin VLAN, i cili ishte formuar nga partitë që kishin humbur zgjedhjet e atij viti, Kurti thoshte se vetëm në shtete të kapura është ka Qeveria pa Kuvend.

Madje, ai e kritikonte PDK-në, e cila aso kohe kërkonte marrëveshje politike për votimin e kryetarit të Kuvendit.

Sipas tij, një gjë e tillë ishte kundër kushtetuese.

Në vend se të vijnë këtu në Kuvend dhe të diskutojmë, PDK thotë se nuk ka fare Kuvend pa marrëveshje paraprake me të. Nëse është kështu, atëherë ta shkruajmë Kushtetutën prej fillimit, sepse marrëveshje para Kuvendit është Kushtetutë e re. Ka kuptim marrëveshje para qeverisë, marrëveshje para kuvendit është Kushtetuta”, kishte thënë Kurti.

Të ngjashme

Të fundit