Një femër kosovare ka raportuar dje në Policinë e Kosovës se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një taksi, ku ishte ngacmuar seksualisht nga drejtuesi i automjetit, mashkull kosovar.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:15 në Komunën e Gjilanit.
Në raportin 24-orësh të policisë është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Dhunim” në raportin e policisë.