7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Hillary Clinton merr pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia

- Advertisement -

Hillary Clinton ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve teksa mori pjesë në Festivalin e Filmit të Venecias 2022.

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara pozoi në tapetin e kuq për premierën e filmit të ardhshëm të regjisorit Noah Baumbach në Netflix  “White Noise”.

74-vjeçarja u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë bojqielli të mëndafshtë , të gjatë deri në kyçin e këmbës.

Clinton veshi të njëjtin fustan pesë vite me parë në dasmën e Sophie Lasry, vajzës së biznesmenit maroken-amerikan Marc Lasry.

Fustani  shfaq  një dekolte me rruaza dhe një dizajn me pika të bardhë , të cilën e kombinoi me një palë këpucë të sheshta të bardha.

Ajo e kompletoi look-un e saj me një vrase argjendi të hollë, një palë vathë dhe byzylykë argjendi .

Edicioni i 79-të i festivalit të filmit ka startuar më 31 gusht dhe do të zgjasë deri më 10 Shtator. Ndërsa  fituesi i çmimit prestigjioz “Luani i Artë” do të zgjidhet nga 23 filmat konkurrues.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit