Ish-senatorja dhe sekretarja e shtetit Hillary Clinton ka trajtuar çështjen e mprehtë të tradhtisë së burrit të saj në një serial të ri të quajtur “Gutsy” – ‘traileri’ i së cilës është publikuar së fundmi.
“Gutsy” është një serial i ri, që përshkruan bisedat e saj me gra të guximshme, shkruan The Guardian.
Në klipin promovues të serialit, Clinton pyetet për vendimin e saj për të qëndruar me Bill Clintonin pas ekspozimit të lidhjes së tij me ndihmësen e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky.
Hillary thotë se qëndrimi me një partner që ka pasur një lidhje nuk është “e drejtë për të gjithë”.