Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili do të mbahet në Prishtinë.
Osmani tha se Clinton do të jetë folëse në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Kemi nderin e madh që ta kemi Sekretaren e 67-të të ShBA-së, Hillary Clinton, e cila do të na drejtohet neve në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2024”, shkroi Osmani.
Clinton do të flasë në këtë forumin përmes një videomesazhi.