Diplomati amerikan, Christopher Hill po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.
Hill deklaroi se nuk i njihte mirë përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, megjithëse, deklaroi se të njëjtit nuk donin që negocionin me serbët, derisa të vetmin qëllim kishin sigurimin e Pavarësisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk është që i njihja vërtetë se kush ishin ata [përfaqësuesit e UÇK], kështu që ishte e vështirë për mua se çfarë objektivash kishin ata. Ishte e vështirë që të kishim takime të për njëmenda me përfaqësuesit e tyre, por pa diskutim ata, domethënë me personat që ne kemi biseduar, ekzistonte pikëpamja që nuk mund të negociohej me serbët, dhe për rrjedhojë, ajo që ata donin të realizonin, ishte të realizohej pavarësia, dhe që ne t’i ndihmonim ata që të sigurohej pavarësia”, tha Hill.
Sipas Hill, UÇK besonte se arritja e Pavarësisë do të bëhej nëpërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës.






