-9.9 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Hill thotë se ShBA-ja s’di detaje rreth arrestimit të tre serbëve në Kosovë: Do të doja më shumë bisedime, më pak arrestime

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dijnë shumë detaje për arrestimin e tre serbëve gjatë ditës së djeshme ne Kosovë.

Këto deklarata, ai citohet t’i ketë bërë për mediumin serb “Tanjug”.

“Thuhet që janë të lidhura me krime që pretendohet të kenë ndodhur rreth 30 vite më parë.” – ka thënë ai.

Hill ka deklaruar që “do t’ua lë të tjerëve të vendosin se pse arrestimet ndodhen menjëherë pas bisedimeve të pasuksesshme në Bruksel”.

“Unë besoj që kjo mund të zgjidhet shpejt dhe do të doja të shihja një situatë me më shumë diskutime rreth bashkëpunimit dhe më pak rreth arrestimeve.” – ka thënë ai.

Hill ka folur edhe për ndalimin e importit të produkteve serbe në Kosovë, duke u shprehur se “nuk e kupton një gjë të tillë”.

“E di që kolegët e mi në ambasadën në Prishtinë janë duke punuar shumë për zgjidhjen e kësaj çështje. Thjesht nuk e kuptoj se si këto masa mund të ndihmojnë.” – tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit