3.4 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Hill thirrje vendeve kandidate për anëtarësim në BE që të bashkëpunojnë, në Bled debatojnë edhe Gërvalla dhe ministrja nga Beogradi

- Advertisement -

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, në Forumin Strategjik të Bledit në Sloveni ka thënë se shtetet kandidate për anëtarësim në BE duhet ta gjejnë një rrugë për të punuar bashkë në procesin e integrimit.

“Kjo është veçanërisht vlen për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor,” tha Hill.

Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se “Kosova edhe një herë po përballet me mundësinë e një lufte me fqinjët e saj”.

“Ne duhet të flasim më thellë jo vetëm për problemet dypalëshe, por edhe për sjelljen e disave që ndikojnë në integrimin evropian dhe paqen në kontinent,” tha ajo.

Gërvalla tha se nëse reagimi i BE-së ndaj kërcënimeve mbetet i njëjtë si tani, “atëherë disa vende me siguri nuk do të bëhen anëtarë të bllokut”.

“Kur emri i Forumit lexon ‘Evropë e tërë dhe e lirë’, a i referohet edhe Ukrainës, e cila u sulmua nga një vend fqinj? A reagon BE-ja kur dëgjon kërcënime nga (Presidenti i Republikës Srpska Milorad) Dodik se do ta ndajnë Republikën Srpska?”, tha ajo.

E pyetur se si i komenton paralajmërimet e partnerëve ndërkombëtarë për Kosovën për moskoordinimin e veprimeve me ta, Gërvalla tha se ato “shkojnë shumë më thellë se politika ditore”.

“Kosova është një histori suksesi amerikan dhe evropian. Ne do të vazhdojmë të hapim ura sepse ato shërbejnë për bashkimin e qytetarëve, jo për ndarjen e tyre. Ne do të luftojmë aty ku shohim struktura ilegale dhe kundër krimit. Kjo që po bëjmë nuk është provokim. Vetë ekzistenca e Kosovës si republikë është një provokim për fqinjët tanë në veri”, u përgjigj ajo.

Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Tanja Miscevic, tha se mënyra e paraqitjes së situatës në Kosovë bie ndesh me logjikën e thjeshtë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e një qasjeje konstruktive ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Por të thuash se Kosova kujdeset për të drejtat e të gjitha pakicave dhe se është e vendosur të marrë vendime të njëanshme, nuk është vlerë evropiane”, tha ajo.

“Nuk është vlerë evropiane të ketë një ndalim të hyrjes së mallrave serbe për një vit, duke bllokuar bashkëpunimin rajonal në CEFTA. Përkundrazi, baza e BE-së është tregtia e lirë”, shtoi Miscevic.

Ajo tha gjithashtu se nuk do të hyjë në diskutim me Gërvallën dhe shtoi se kur është fjala për çështjet ekonomike dhe planin e rritjes, Beogradi nuk e përmend dialogun, por mendon në drejtim të tërheqjes së investitorëve.

“Ne jemi duke punuar së bashku në Planin e Rritjes dhe asnjë problem dypalësh nuk duhet të pengojë këtë.” “Ne kemi problem që të sjellim përfitimet e bashkëpunimit rajonal, por edhe të procesit të integrimit evropian, për qytetarët”, tha Miscevic.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit