1.4 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Hill tha se Kurti nuk ishte i përgatitur në Bruksel, Tahiri: Nuk është mirë për Kosovën

- Advertisement -

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, i ka parë si negative për Kosovën komentet e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill. Ky i fundit vlerësoi se kryeministri i Kosovës ishte i papërgatitur në Bruksel.

Tahiri, me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se Qeveria e ka për obligim t’u dalë zot çdo sfide me të cilën ballafaqohet Kosova, shkruan lajmi.net.

“Ambasadori amerikan Christopher Hill deklaroi se Kryeministri Kurti nuk ishte pergatitur mire per bisedimet e Brukselit. Kjo nuk eshte mire per Kosoven. Qeveria ka detyre ti dal zot vendit e pergatitur mire per cdo sfide!”, ka shkruar ajo.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Serbia shkoi e përgatitur në rundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi që u mbajt në Bruksel më 18 gusht, ndërkaq, palët e tjetra, siç tha ai, nuk ishin të përgatitur “që të flasin për specifika”.

“Të them të drejtën, pala serbe veproi mirë. E dinin se për çfarë do të flisnin, çfarë ishte e rëndësishme. Fatkeqësisht, disa prej të tjerëve nuk ishin të përgatitur për të folur për specifika”, tha Hill.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit