Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Chris Hill ka folur para takimit të 2 majit.
Në një prononcim për TV Pink, Hill ka ftuar qytetarët që të jenë të qetë, sepse sipas tij, Asociacioni është diçka që do të bëhet,
Dy pika do të diskutohen. E para është çështja e të pagjeturve, kurse e dyta Asociacioni.
Ai pranoi faktin se serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, porse tani ka ardhur koha e implementimit. Siç vlerësoi ambasadori, qysh të martën priten diskutime të intensifikuara për këtë çështje, ku pas përfundimit të saj, do të fillohen hapat e tjerë të normalizimit.
“Serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, por ne kemi arritur në një pikë ku do të bëhet shumë reale. Sapo çështja e Asociacionit të përfundojë, ne do të shohim përparime në drejtime të tjera të normalizimit,” pohoi Hill për mediumin gjegjës.
Kujtojmë se të martën është takimi tjetër i nivelit të lartë në Bruksel, mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e të parit të serbëve, Aleksandar Vuçiq.