11.8 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Hill takon ministrin serb, theksuan qëndrimin e përbashkët për domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit

- Advertisement -

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka takuar ministrin e Mbrojtjes serbe, Millosh Vuçeviq, ku sipas Euronews Serbia, bashkëbiseduesit theksuan qëndrimin e përbashkët për domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, si parakusht për vazhdimin e mëtejmë të procesit të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Vuçeviq e njoftoi bashkëbiseduesin për aktivitetet e radhës të zyrtarëve serbë, të cilat do të jenë të orientuara drejt përmirësimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe që do të realizohen në Serbi dhe SHBA”, shkruan Euronews.

“Vuçeviq falënderoi Ambasadën Amerikane për ndikimin e ushtruar gjatë qetësimit të situatës në veri të Kosovës dhe posaçërisht u theksua qëndrimi i përbashkët për domosdoshmërinë e konstituimit të AKS- së si parakusht për vazhdimin e mëtejmë të procesit negociator”, thuhet tutje.

Ndërkohë, ambasadori Hill theksoi se SHBA-të janë partner i besueshëm i Serbisë me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Ai theksoi se ambasada amerikane nga ana e saj do të bëjë gjithçka që delegacionet e nivelit të lartë të Serbisë, gjatë vizitës së tyre në SHBA, të përmbushin plotësisht objektivat e vizitës dhe të pranohen në nivelin më të lartë.Hill theksoi se SHBA-të shpresojnë që së shpejti të vazhdojnë bashkëpunimin në segmentin e aktiviteteve të përbashkëta stërvitore dhe shtoi se SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë procesin e pajisjes së Forcave të Armatosura të Serbisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit