Diplomati amerikan, Christopher Hill ka folur edhe për takimin mes Presidentit Ibrahim Rugova dhe Sllobodan Millosheviqit.
Ai tha se takimi mes tyre ndodhi në Presidencë në Beograd, në fund të majit apo fillim të qershorit në vitin 1998.
Sipas Hill, takimi me Millosheviqin e dëmtoi Rugovën, por nuk donte të gjendje në situatën që të refuzonte një sygjerim nga ambsadori Hoolbroke.
“Mendoj se është e drejtë të themi se kjo ishte çështje analize e mendimi, për të cilën unë mund të flas. E dëmtoi Rugovën, sepse nuk mendoj se kishte mendim të fuqishëm në Kosovë për takimin me Millosheviqin. Njerëzit nuk mendonin se takimi mund të ndihmonte. Ai ishte i shqetësuar nëse ishte ide e mirë, por nuk donte të gjendej në situatën ku refuzonte një sygjerim të tillë nga Hoolbroke. Rugova ishte udhëheqësi joformal i Kosovës, dhe kundërshtimi ndaj tij po rritej, sepse kishte përshtypje që nuk po arrinte progres”, tha Hill






