6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Hill shprehet i zhgënjyer dhe i shqetësuar me qëndrimin e Kurtit për targat

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se është i zhgënjyer dhe i shqetësuar për vendimin e kryeministrit, Albin Kurti, për të mos zgjatur afatin e riregjistrimit të automjeteve me targa serbe, pavarësisht thirrjeve nga SHBA, BE dhe vendet e QUNIT-it.

Kujtojmë se Kurti ka thënë se riregjistrimi i targave RSK do të fillojë më 1 nëntor dhe se nuk do të ketë më vonesa, edhe pse SHBA-ja dhe BE-ja u kanë bërë thirrje autoriteteve të Prishtinës që ta shtyjnë procesin për 10 muaj.

Me këtë rast ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Serbi, i cili në një prononcim për “Blic” ka theksuar se SHBA-të vazhdimisht kanë kërkuar shtyrje të afatit.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojë periudhën e zbatimit të riregjistrimit të automjeteve. Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar kërkesat dhe këshillat e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë për këtë çështje”, tha Hill.

Ai shtoi se mirëpret vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e Brukselit.

“Ftojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të marrin pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, shtoi Hill.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit