6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Hill: Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës për të hyrë në BE

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se mendon se Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, por siç thotë ai, evropianët po kërkojnë vetëm normalizim.

Hill ka thënë për edicionin e sotëm të të përjavshmes “NIN” se përfaqësuesit e BE-së duan paqe dhe siguri në rajon, dhe sigurisht mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se ata e kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të BE-së që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi të arrijmë normalizimin ku ata kufij nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë”, ka thënë Hill, duke shtuar se dëshiron të shohë më shumë përparim në dialog.

I pyetur nëse BE-ja do të reduktonte tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi ruso-kinez duke e anëtarësuar të gjithë rajonin, dhe nëse kjo është e mundur pa SHBA-në, Hill theksoi se BE-ja i merr vetë vendimet dhe se “kur një vend dëshiron të bëhet anëtare, SHBA-ja e mbështet, gjë që e bëjnë edhe me Serbinë”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, Hill ka thënë se SHBA-ja do që Serbia t’i bashkohet sanksioneve, “por se tashmë ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për t’ia bërë të qartë Rusisë se nuk pajtohet me agresionin ndaj Ukrainës”.

“Kështu që mendoj se ne shkojmë mirë me Serbinë. Sa i përket rreshtimit të saj me evropianët, unë do t’ia lë këtë diskutimeve të tyre me evropianët, por ajo që është e rëndësishme për ne tani është që Serbia e ka bërë të qartë se ku qëndron në raport me Ukrainën”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Duke komentuar “Kuvendin Gjithëserb”, Hill ka thënë se ishte ngjarje e madhe me folklor.

“Por mendoj se një gjë që të gjithë duhet të kuptojnë është se Daytoni është baza e integritetit territorial të Bosnjës, integritetit territorial të entiteteve brenda Bosnjës dhe se këto elemente të Daytonit duhet të respektohen nga të gjitha palët”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit