9.1 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Hill, po vazhdon t’i kontribuojë së vërtetës sikurse e ka filluar Rubin

- Advertisement -

Shkruan: Ardian Bajraktari

Ambasadori Hill me përvojën e tij jetësore diplomatike, nuk ka mundësi me qenë ndryshe përveçse objektiv dhe realist për sa i përket mungesës së strukturës komanduese dhe kierarkisë së UÇK-së si dhe rolit të z. Thaçi, pa autoritet komandues.

Dëshmia e filluar sot në procesin gjyqësor ndaj katershës së UÇK-së, ishte e pritshme, jo vetëm për shkak se i është përmendur emri, por mbi të gjitha për shkak të poziciont që ka pasur z. Hill në të kaluaren.

Ai sikurse të tjerët dëshmitarë të mbrojtjes, kanë të përbashkët pos faktik të të qenit shumë të besueshëm për shkak të kredibilitetit që kanë këto personalitete, është edhe fakti se kanë qenë protagonist të ngjarjeve dhe mbi të gjitha, po vazhdojnë të jenë objektiv në raport me përshkrimin e ngjarjeve ku kanë qenë të përfshirë.

Personaliteti i z. Hill e bën dëshminë e tij të rëndësishme, edhe për shkak se si rrallë kush e njeh kontekstin lokal dhe rajonal. Ai ka qenë nga politikanët amerikanë që në vitet 90-të i njohur dhe përfshirë në ngjarjet në rajon. Pashmangshëm kishte hapësirë të rëndësishme, siç kanë edhe ngjarjen e vitit 98/99, specifikisht çështjet e përshkruara në Aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Sigurisht se dëshmia e z. Hill është qenësore dhe do të duhej analizuar, të paktën kështu do të vepronte një prokurori dhe një proces serioz dhe jo si proces i sajuar dhe i bazuar në prova të mbledhura nga një regjim gjenocidal.

Dëshmitarë të shumtë e aq më tepër pa kredibilitet dhe relevancë për çështjen nuk e bëjnë një akuzë më të fortë e më bindëse, por të kundërten.

Hill, po vazhdon t’i kontribuojë së vërtetës sikurse e ka filluar z. Rubin, për të vazhduar edhe me të tjerët e për ta përmbyllur suksesshëm me gjeneralin Clark.

Kjo është e vërteta, të tjerat janë ekzagjerime e sajesa të kuzhinave të njohura për fatin tonë të keq gjatë historisë.

Të ngjashme

Të fundit