Ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, Christopher Hill.
Hill tha për Hashim Thaçin se kishte përshtypjen se ai ishte një njeri i besueshëm si bashkëbisedues, por nuk ishte vendimmarrës.
Sipas Hillit, atij i besohej që të parashtronte argumentet e UÇK-së, por nuk i ishte besuar vendimmarrja. “Nuk i ishte lënë në dorë vendimmarrja. Ky është versioni im”, tha Hill.
Ai rikonfirmoi se nuk e di nëse Thaçi ishte ndonjëri prej themeluesve të UÇK-së. Dëshmitari Hill tha se kjo bënte kuptim kur edhe Thaçi i tha që në rast që binte dakord në Rambuje për diçka pa u konsultuar, kur të kthehej do vritej.
“Kjo përshtypje bënte kuptim kur ai tha se nuk mund të pajtohej me atë se çfarë ishte bërë në Rambuje edhe që na tha se nëse binim dakord pa u konsultuar, kur të kthehej do ta vrisnin”, tha ai.






