6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Hill për Rafale-t: Serbia po merr vendime të rëndësishme strategjike – po i blen raportet me forcat ajrore të NATO’s

- Advertisement -

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka komentuar blerjen e avionëve francezë nga Serbia.

Gjatë një interviste për Radio Televizionin e Serbisë, Hill tha se Serbia pos avionëve bleu edhe raportet me forcat ajrore të NATO-s.

Ai është pyetur në mënyrë tendencioze se “pas kësaj blerje, Kosova mbylli strukturat paralele të Serbisë në Kosovë duke e shtyrë Serbinë mbrapa”.

Hill tha se “askush nuk e shtynë Serbinë prapa, duke shtuar se nuk i tregon Serbisë si të orientohet, por shtoi se vendimet e saj “po shkojnë në rrugë të duhur”.

“Nuk mendoj se dikush e ka shtyrë Serbinë prapa. Mendoj se Serbia po merr vendime strategjike të rëndësishme. Njëra prej këtyre vendimeve lidhet me blerjen e këtyre avionëve luftarakë, ‘Rafale’. Ajo që po bën Serbia nuk është vetëm blerja e avionëve, por blerja e marrëdhënieve me forcat ajrore të NATO-s. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe se kjo nuk do të ndryshohet nga situata në terren në Kosovë. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të merremi me situatën në Kosovë. Mendoj se të gjithë jemi të një mendjeje në këtë drejtim dhe duam të shohim një zgjidhje. Por mendoj se ajo që keni parë me vizitën e presidentit Macron, si dhe me vizitën e kancelarit Scholz, përfaqëson një ndryshim shumë të qartë, dhe do të dëshironim të shihnim që kjo të vazhdojë, në përputhje me dëshirat e popullit serb dhe udhëheqjes serbe. Ne nuk jemi këtu për t’i thënë Serbisë se çfarë të bëjë ose si të orientohet. Dhe kam bërë të qartë gjatë viteve që kam qenë këtu se nuk do të flas me askënd për atë që duhet të bëjë. Ata duhet të marrin vendimet vetë, dhe mendoj se këto vendime po shkojnë në drejtimin e duhur” ka theksuar Hill.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit