10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Hill: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është absolutisht vendimtar

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se BE-ja po përpiqet të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve  në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe se SHBA-ja po ndihmon në këtë proces sepse, siç tha ai, normalizimi është absolutisht vendimtar.

“Nëse nuk ka normalizim, kjo do të thotë jostabilitet, do të thotë probleme. Dhe ndërsa evropianët duan ta shohin Serbinë mes tyre, brenda strukturave të tyre, ata duan që Serbia të zgjidhë ose të paktën të adresojë problemet e saj përpara se të hyjë në BE,” theksoi Hill në një intervistë në prag të Ditës së Pavarësisë Amerikane për revistën “Diplomacy & Commerce”, shkruan Tanjug.

Për deklaratën se pikëpamjet e tij ndonjëherë janë të ndryshme nga qëndrimet e disa zyrtarëve dhe politikanëve evropianë lidhur me njohjen e Kosovës,  si hapi i fundit në rrugën e Serbisë drejt BE-së, Hill theksoi se atë që evropianët po e bëjnë në këtë drejtim, po e bëjnë drejt, e kjo është përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit