4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Hill krejt i sigurt se “Asociacioni do të themelohet”: Çështja është veç kur, Escobar çoi mesazhe të prera në Prishtinë

- Advertisement -

Problemet e njëpasnjshme, sipas Hill-it, do të zgjidhidheshin me themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, për të cilën, siç tha ai, “nuk është çështje se a do të themelohet, por vetëm kur”. Në këtë linjë ai u shpreh me një siguri të lartë se “jam i bindur që Asociacioni do të themelohet”.

Në një intervistë për Euronews (shërbimi në gjuhën serb) Hill u shpreh – njëjtë si Gabriel Escobar – se ka “probleme serioze në komunikim” me qeverinë kosovare të drejtuar nga Albin Kurti. “Sa i përket hollësive rreth kësaj, lexojini çka tha Escobari, ka qenë mjaft i qartë”, tha diplomati amerikan.

Komuniteti serb në Kosovë ka të drejtë të zgjohet në mëngjes dhe të kuptojë se si do të jetë jeta e tyre, si do të marrin pensionet, si do të shkojnë fëmijët e tyre në shkollë, si do të sigurohen spitale për ta. E gjithë kjo është paraparë me Asociacionin e Komunave Serbe, nuk është vetëm një slogan për të cilin flitet vazhdimisht, por një element thelbësor për çdo progres”, ka thënë ai.

Mendoj se logjika e asaj që propozon Miroslav Lajçak është më se e qartë. Është e qartë se çfarë duhet bërë, për disa është menjëherë e qartë, për të tjerët duhet më shumë kohë për të kuptuar domethënuien e saj. Duhet të bëhet he jam i bindur se do të bëhet, ky Asociacion do të formohet”, ka shtuar ai.

Rreth mesazheve të Escobar në Kosovë, Hill i komentoi veçse janë “të prera dhe të qarta” dhe se çështja, siç tha ai, themelore – mbetet Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe.

Negociatori amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ishte në Kosovë dhe i dërgoi mesazhe mjaft të mprehta dhe të qarta lidershipit kosovar. Duhet të zgjidhen disa probleme dhe çështja e heqjes së dinarit është më e freskëta dhe ndoshta më e vështira. Megjithatë, çështja themelore që duhet të zgjidhet dhe për të cilën tashmë është rënë dakord në të kaluarën është Asociacioni i Komunave Serbe”, shtoi ai.

Me themelimin e atij Asociacioni duhet të zgjidhen të gjitha problemet tjera si strukturat paralele apo përdorimi i dinarëve. Pyetja është vetëm kur, jo nëse do të ndodhë. Logjika është shumë e qartë, të dyja palët tashmë kanë rënë dakord për këtë, kjo është ajo që dëshiron BE-ja dhe do të realizohet. Shpresoj se do të bëhet diçka për këtë”, ka shtuar Hill.

Mes tjerash, ai u shpreh në atë që ShBA e mbështet ndërmjetësin evropian, Miroslav Lajçak, në udhëheqjen e tij të procesit.

Gjëja e parë është respektimi i dialogut dhe marrëveshjeve tashmë të arritura. Një prej tyre është marrëveshja e Ohrit. Kur Lajçak thotë se marrëveshja është e vlefshme, do të thotë se është e vlefshme. Unë besoj se nuk duhet të ketë përpjekje për të ndryshuar mënyrën në të cilën shprehet vlefshmëria e asaj marrëveshjeje. Kur dikush nuk dëshiron të bëjë diçka, thërret mekanizmat. Mekanizmat nuk duhet të abuzohen. Lajçak e dinte se çfarë po bënte kur arriti marrëveshjen në Ohër dhe mendoj se ne duhet të ecim përpara në këtë bazë”, ka shtuar Christopher Hill.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit