-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Hill: Kemi nevojë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

- Advertisement -

Christopher Hill, ambasadori amerikan në Serbi, ka folur së fundi për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në një intervistë për “N1”, Hill reflektoi mbi përvojat e tij gjatë luftës së Kosovës, duke përfshirë diskutimet e tij me ish-presidentin serb Slobodan Millosheviq dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve mes dy vendeve.

“Kur u ktheva në Serbi më shumë se 20 vjet më vonë, u habita që çështja mbeti po aq aktuale sa herën e fundit që u interesova për të. Ndërkohë kam punuar në shumë vende të tjera të botës, kam qenë në Lindjen e Mesme, në Azinë Lindore dhe kur kam parë se çështja e Kosovës është ende një burim i tensionit të madh…”.

Ai ritheksoi nevojën për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Pikëpamja ime personale dhe jam i lumtur të them se pajtohen me mua shumë vende, përfshirë BE-në, të cilat kanë marrë përsipër detyrën jo shumë të lehtë që të ndihmojnë dialogun, qëndrimi im personal është se ne kemi nevojë për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Që kufiri të mos jetë një kufi që ndan dy vende, por një kufi që lehtëson komunikimin. Është më e mira për të gjithë, përfshirë popullin e Kosovës dhe popullin e Serbisë”, tha ambasadori Hill.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit