0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Hill e tall keq Vulinin: Nuk e kuptoj çka deshi të arrijë me vizitën në Rusi, ndoshta as ai s’e kupton

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill ka folur për vizitën e minstrit serb, Aleksandar Vulin në Rusi.

Kësaj vizite, Hill i është përgjigjur me tallje, duke thënë se përveç tij, arsyen e kësaj vizite mund të mos e kuptojë as vetë Vulin.

“Nuk e kuptoj se çfarë po përpiqej të arrinte atje. Dhe, sinqerisht, ndoshta edhe ai nuk e kupton”, tha ambasadori Hill.

Ditëve të fundit, Vulin ka qëndruar në Moskë, ku është takuar edhe me kryediplomatin rus, Sergej Lavrov. Vulin, i njohur si një politikan radikalisht nacionalist, ka mbështetur pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Ndërkaq, sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, i ka quajtur ‘histeri’. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit