Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, i ka dhënë mbështetje emisarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas Hill, Lajçak e ka mbështetjen amerikane, përkundër se siç thotë ai “disa ankohen”. Hill ka marrë pjesë në përurimin e librit të Wolfgang Petritsch “Ndërrimi i epokave shekulli ynë digjital autoritar” ku edhe i ka bërë komentet.
Më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte ankuar për qasje të njëanshme të emisarit evropian në procesin e dialogut.
Por Hill e mendon të kundërtën, sipas tij, Lajçak e ka qasjen e saktë ndaj dialogut, ka raportuar Tanjug.
“Lajçak përpiqet të paraqesë logjikën në qasjen ndaj të gjithë procesit – Kosova ka nevojë për marrëdhënie të mira me fqinjët e saj, Serbia nuk ka nevojë për tensione të vazhdueshme, logjika do të ishte procesi i normalizimit dhe kjo duhet të jetë logjika për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. “tha Hill.