24.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Hill: Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit pritet të përparojë muajt e ardhshëm

- Advertisement -

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, tha sot në tubimin “Bota në 2024” në Beograd që serbët të kuptojnë se fatet e tyre janë në duart e tyre, jo në Washington, Bruksel dhe Pekin, shkruan Beta.

Në hapje të konferencës, ai vuri në dukje se viti 2024 do të jetë “kompleks” dhe se rezultati i tij do të varet nga shumë faktorë.

Viti i ardhshëm gjithashtu, theksoi ai, do të jetë “shumë, shumë” i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të shohin zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian dhe Serbisë në një vend tjetër dhe shtoi se vëren vullnet të mirë në Bruksel.

“2024 është një vit i rëndësishëm për Serbinë. Të gjithë serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre nuk është në Washington, Bruksel, madje as në Pekin, fati i serbëve është te serbët”, tha Hill.

Duke përmendur Ballkanin e Hapur, ai tha se për të nuk ka rëndësi se si do të quhet modeli i bashkëpunimit rajonal, por se ai ekziston dhe po zhvillohet.

Ai tha se ka mundësi që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të përparojë në muajt e ardhshëm dhe se në këtë kuptim beson se viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për Serbinë.

“Elon Musk mund të planifikojë të shkojë në Mars një ditë, por ne do të duhet të qëndrojmë në planetin tokë. Ne duhet ta trajtojmë me respekt ajrin, ujin, tokën dhe njëri-tjetrin”, përfundoi Hill.

Të ngjashme

Të fundit