Gonzalo Higuain ka folur në lidhje me ish-bashkëlojtarin e tij, Karim Benzema.
Në një intervistë për të përditshmen spanjolle ‘AS’, Higuain ka folur për formën e Karim Benzemas gjatë sezonit të kaluar dhe nëse ai e meriton Topin e Artë.
Sipas ish-lojtarit të Real Madridit, Benzema e meriton Topin e Artë.
“Benzeman e njoh tash e sa vite dhe gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të mira.
Nuk befasohem që këtë edicion është sulmuesi më i mirë në botë.
Ai e meriton Topin e Artë”, tha ‘El Pipita’.
Benzema në 46 ndeshje sa ka zhvilluar sezonin që lamë pas ka shënuar 44 gola dhe 15 asistime, duke fituar kështu La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës.
Më 17 tetor të këtij viti do të mbahet ceremonia për trofeun më prestigjioz personal, Topin e Artë.
Me francezin që është pretendenti kryesor që ta fitojë atë për herë të parë.