-11.6 C
New York
Friday, January 30, 2026

Buy now

Hidhet shorti, zbulohen çiftet e “Play-Off”-it të Ligës së Kampionëve

- Advertisement -

Në Nyon të Zvicrës është hedhur sot shorti i fazës së “Play-Off”-it të Ligës së Kampionëve.

16 skuadra i kanë kuptuar emrat e kundërshtarëve të tyre në fazën e eliminimit direkt, të dala nga faza e ligës, ku përfunduan jashtë Top 8, shkruan “Gazeta Express”.

Në këtë short u panë emrat e gjigantëve si Real Madrid, Inter, Juventus, Paris Saint-Germain, apo edhe Atletico Madrid.

Shorti deshi që “Los Blancos” do të përballen me Benficën, me mundësi të përsëritjes së përballjes dramatike që ndodhi në këtë javë.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen më 17 e 18 shkurt, kurse ato të kthimit më 24 e 25 shkurt.

Më poshtë mund t’i shihni çiftet e fazës së “Play-Off”-it të Championsit.

Galatasaray – Juventus

Borussia Dortmund – Atalanta

Olympiakos – Bayer Leverkusen

Club Brugge – Atletico Madrid

Monaco – Paris Saint-Germain

Qarabag – Newcastle

Benfica – Real Madrid

Bodo/Glimt – Inter

Të ngjashme

Të fundit