27.1 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Hidhet shorti, Premier Liga fillon me derbin Manchester United – Arsenal

- Advertisement -

Është hedhur sot shorti i Premier Ligës për sezonin sportiv 2025-2026.

Kampionati do të nisë të premten, më 15 gusht, me ndeshjen e kampionëve në fuqi të Liverpoolit ndaj Bournemouth. Kjo javë do të përfundojë të hënën me Leeds-Everton.

Gjithsesi, në këto 4 ditë ndeshje, vëmendja do të përqendrohet të dielën, në përballjen “big” mes Manchester United dhe Arsenal, takim që do të luhet në “Old Trafford”. Po të dielën do të luajë edhe Chelsea, ndërsa të shtunën do të zbresin në fushë Manchester City, Aston Villa e Tottenham. Java e fundit do të luhet më 24 maj 2026.

E premte, 15 gusht
Liverpool – Bournemouth, 21:00
E shtunë, 16 gusht Aston Villa – Newcastle 13:30,
Brighton – Fulham, 16:00
Nottingham – Brentford, 16:00
Sunderland – West Ham, 16:00
Tottenham – Burnley, 16:00
Wolves – Manchester City, 18:30

E diel, 17 gusht
Chelsea – Crystal Palace, 15:00
Manchester United – Arsenal, 17:30

E hënë, 18 gusht
Leeds – Everton, 21:00

Të ngjashme

Të fundit