Sot është hedhur shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Dhe, nga shorti i hedhur në shtëpinë e futbollit kosovar u nxor çifti kryesor në mes të Prishtinës dhe Llapit, dy rivalë të moçëm të futbollit kosovar.
Ndërsa, çifti tjetër gjysmëfinal është Drita – Ramiz Sadiku.
Ndeshjet e para do të luhen më 7 prill, kurse ato të kthimit më 13 të muajit tjetër.
Siç dihet, fituesi i Kupës së Kosovës e fiton edhe të drejtën e pjesëmarrjes në garat evropiane.
Fitues aktual i Kupës është Llapi.